Edhe 4 persona të prekur me COVID-19 në rrethin e Pçinjës – Presheva ende nuk ka regjistruar asnjë rast
Katër persona të tjerë nga rrethi i Pçinjës, janë konfirmuar me virusin COVID-19, shkruan “Info Vranjske”, përcjell LuginaLajm.
Nga 18 mostrat e dërguara për testim në Nish të dielën, 12 ishin nga Vranja dhe pesë nga Surdulica, ku rezultuan se një person nga Vranja doli pozitiv në koronavirus, kështu që tani numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus gjithësej në Vranjë është 25.
Ndërsa nga pesë mostrat e dërguara nga Surdulica, tre persona kanë rezuktuar pozitivë, kështu që numri aktual i personave të infektuar në rrethin e Pçinjës është 49.
Megjithatë, deri tani Presheva mbetet e paprekur me COVID-19.