Lajme

E rëndë: Shqiptari bie nga ura në lum, gjendet trupi i pajetë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një lumi në fshatin Skuraj të Kurbinit.


Viktima është identifikuar si shtetasi, Luigj Gjeloshi, banues në Shënkoll të Lezhës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë mbytur.

Siç bëhet me dije, ai ka rënë aksidentalisht gjatë natës nga ura, raporton ora news.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.