Showbiz

E pyesin a di të flasë shqip, ja si përgjigjet këngëtarja shqiptare me famë botërore

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Ava Max ka hyrë fuqishëm në tregun e muzikës në një kohë rekord.

Emri i saj është Amarda Koçi, por është bërë e njohur me emrin e artit Ava Max.

Një shqiptare do të përfaqësojë Fiatin!

Ajo e ka pranuar hapur origjinën shqiptare dhe shpesh në intervista flet shqip dhe gjithë krenari për Shqipërinë.

Këngëtarja përmes një postimi në Instastory i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin për çfarë ata kanë dëshirë.

“A di të flasësh shqip?”, pyet ndjekësi.

Ndërkohë Ava është përgjigjur: “Po, ishte gjuha ime e parë”.

Gjesti i saj është pritur mirë nga shumë shqiptarë, të cilët janë shprehur krenarë për këngëtaren.