E përsërit Enver Hoxhaj: Qytetarët e Luginës do ti pajisim me pasaportë të Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj sot ka vizituar disa biznese në Fushë Kosovë e që pronarët janë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook thotë se prioritet i qeverisë së tij do të jetë pajisja e tyre me pasaportë të Kosovës.
Postimi i plotë i Enver Hoxhajt:
Bashkë me Bedri Hamzën, vizituam disa biznese në Fushë Kosovë që udhëhiqen nga shqiptarët e Luginës, për të cilët PDK ka plan konkret. Ishim te kompanitë “M&A Carpet”, “Metal Tech” dhe “Kiki&Lighting” dhe pronarët e tyre i siguruam që prodhuesit nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, që duan të eksportojnë në Kosovë, me programin tonë më të mirë të Rimëkëmbjes, do t’ju njihet statusi i privilegjuar në Republikën e Kosovës nga i cili do të përfitojnë nga lirimi i tatimeve doganore.
Kemi paraparë thjeshtëzimin e procedurave të eksportit të mallrave në Kosovë dhe jemi kujdesur që të gjithë banorët e Luginës të mund të punësohen në institucione, ashtu si qytetarët e Kosovës.
Presheva, Medvegja dhe Bujanovci kanë nevojë sot, më shumë se kurrë për solidaritetin tonë dhe për ndihmën e shtetit të Kosovës. Andaj, pajisja e tyre me pasaportë të Kosovës, është prioritet i yni dhe vetëm ne mund ta përmbushin këtë! #Rimëkëmbje