Lajme

E moshuar ndaj së cilës u ushtruar dhunë është nëna e dëshmorit 

E moshuar ndaj së cilës është ushtruar dhunë sot në Shtëpinë e Pleqve në Pejë është nënë e dëshmorit, raporton Gazeta10.

Kjo është bërë e ditur nga burimet e Gazetës10 për këtë rast.

E njejta është në atë shtëpi meqë nuk ka kush të përkujdeset për të.

Kujtojmë se për këtë rast policia ka arrestuar dhe ka vendosur masë të paraburgimit për 48 orë ndaj 3 personave.

Para rreth një ore në Facebook është publikuar një video ku ndaj të moshuarës në fjalë është ushtruar dhunë nga një infermiere dhe është inqizuar po ashtu.

Disa figura të larta të sferës publike dhe politike e kanë dënuar rasti ashpër. / Gazeta10