Lajme

E dhimbshme: Vriten babë e bir në veri të Mitrovicës pas një konflikti familjar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në një familje të komunitetit serb, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë.

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas kanë vdekur.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. B., dhe M. B., ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati M.B.

I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, e ka konfirmuar lajmin.

“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq.