‘E bëri për mjekë’ – Zbulohen detaje të reja të rrahjes së të dashurës nga hoxha Mjekiqi
Sot është raportuar se imami i Obiliqit, Behar Mjekiqi është denoncuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku në raportin e tyre thuhet se rasti ka ndodhur të martën e 20 dhjetorit rreth orë 18:30, shkruan Insajderi.
Me tej në njoftim thuhet se Mjekiqi e kishte larguar nga shtëpia të dashurën me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Më pas ajo e kishte denoncuar imamin në polici për dhunë në familje.
Po ashtu, bëhet e ditur se nga dhuna e marrë viktima kishte marrë edhe trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin, prokurori i shtetit ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt
“Obiliq 20.12.2022 – 18:30. Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka qenë duke bashkë jetuar, e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.