Lajme

Dy shqiptarë të vdekur në një aksident tragjik që ndodhi sot në Francë

Sipas raportimeve nga mediat franceze, aksidenti ndodhi në komunën Fllier rreth orës 10:30, ku dy automjete u përplasën mes tyre.

Për pasojë dy shtetas me origjinë shqiptare, 33 dhe 43 vjeç, që udhëtonin në njërin nga automjetet kanë humbur jetën në vend, transmeton Albinfo.ch.

Në makinën e dytë është plagosur lehtë një 33-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, të cilët kanë marrë ndihmën e parë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.