Dy qytetarë nga Bujanoci kapen me 1 kilogram kanabis
Dy meshkuj, D.G. dhe K.G., që të dy nga një vendbanim shqiptar i Komunës së Bujanocit, janë ndaluar me vendim të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë pasi në automjetin në të cilin udhëtonin është gjetur një qese me rreth një kilogram kanabis.
Sipas informacioneve, janë ndaluar për shkak të dyshimit se si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale. Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuarve, policia ka gjetur qesen me kanabis. Hetimi në lidhje me këtë rast vazhdon, dhe më shumë detaje do të bëhen të njohura pas marrjes në pyetje të të dyshuarve në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë.
Narkotikët e gjetur janë sekuestruar dhe dërguar në depo të policisë. Pas procesit gjyqësor, ato do të shkatërrohen në përputhje me ligjin./luginalajmi