Shqipëri

Dy lëkundje tërmeti tronditin veriun e Shqipërisë

Një tjetër tërmet i fortë ka tronditur Shqipërinë. Sipas Qendrës Evropiane e Sizmologjisë tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 18 kilometra larg Kurbneshit, 26 kilometra larg Kukësit dhe 72 kilometra larg Tiranës.

Po ashtu sipas raportimeve thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 kilometra. Paraprakisht nuk raportohet për dëme, por frika ka qenë e madhe tek banorët e zonës.


8 minuta më vonë është regjistruar një tjetër lëkundje në këtë zonë. Lëkundja e dytë ishte me magnitudë 3.8 ballë dhe thellësi të cekët, 2 kilometra./ Opinion.al