Dy fatkeqësi i ndodhën Kosovës këto vite
Dy fatkeqësi i ndodhën Kosovës këto vite:
– Të parën ia solli LDK-ja me fabrikimin e Thaqit president.
– Të dytën ia solli PSD-ja me vazhdimin e Ramushit kryeminister.
Krejt t’zezat tjera e kanë burimin në këto dy epizode tregtaro-politike sa qesharake aq edhe të gërditshme.
Nejse…Një pyetje e pata:
….a ka mendim PSD-ja për vërsuljen që AAK me shoqe po ia bëjnë postes e posteve tjera me rroga të trasha?
Se para disa javëve PSD e quante historik shpëtimin e qëverisë Haradinaj me votimin e buxhetit dhe me inkuadrimin e saj ne ekskursionet e Brukselit.
A mund të na i thonë të mirat që kjo qeveri po ia sjellë Kosovës konkretisht përveç dhunimit të shtetit dhe dinjitetit me banda e me injorancë?
Folni trima se na patët lodhë me fejsbuka e me instagrama kur u vetshpallët qesharakçe « konstruktivë të politikës » dhe « shpëtimtarë të interesit të Kosovës ».
A mendoni se i bëtë mirë Kosovës duke ia vazhdu asfiksinë asaj dhe popullit të saj me bandat e këtyre 20 viteve?
Nuk është tragjike me e pranu gabimin. Tragjike është me e vazhdu atë duke e tregtu integritetin personal dhe interesin kolektiv.