Showbiz

Dua Lipa publikon projektin e fundit muzikor për këtë vit, këngën “Future Nostalgia”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar gjatë këtyre ditëve, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka publikuar të premten projektin e saj të fundit muzikor për këtë vit.

“Sonte, në hënën e fundit të plotë të dekadës, kënga ime me titullin e albumit “Future Nostalgia” do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat! Është diçka e dashur për t’ju lidhur deri në vitin e ri”, shkroi Dua një ditë përpara se kënga do të publikohet shkruan Telegrafi, përcjell Ministria Lajmeve.