Lajme

Dritan Abazoviq në tubimin ku jehon kënga ”Le të valojë flamuri serb nga Prizreni në Rumi”

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq sonte ishte në një restorant në Bioç në shoqërinë e kryetarit të Komunës së Budvës, Marko Careviq, priftërinjve të Kishës Ortodokse Serbe, dhe anëtarëve të vëllazërive ortodokse.

Në videot që vijnë nga Restoranti Bioç, në një atmosferë festive këndohen këngë nacionaliste mes tyre ”Le të valojë flamuri serb nga Prizreni në Rumi” me tre gishta të ngritur lart, derisa Abazoviq është në njërën nga tavolinat.

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, është distancuar nga këngët dhe përmbajtjet e papërshtatshme që, siç tha ai, janë dëgjuar sonte, në një tubim që kishte karakter humanitar. /Malësia.ME/