Drejtesia ne Serbi “punon” te dielave
Sot, ne oret e paradites, mediat lokale kishin raportuar per nje perfleshje fizike, ne te cilen ishin perfshire aktivistet e PVDs Ejup Ismaili e Minir Rexhepi me drejtorin e shtepise se shendetit Driton Salihun.
Edhe pse, sipas burimeve te Ministria Lajmeve perleshje fizike nuk ka pasur, Driton Salihu ka paraqitur ngjarjen ne Stacionin Policor te Presheves.
Ajo qe ka rene ne pah, eshte absurditeti qe ka ndodhur ne Gjykaten per Kundervajtje te Presheves. Ne raste te tilla, kur lendet procedohen si “prishje rendit dhe qetesis publike” nga qytetar te Republikes se Serbise, lendet procedohen ne periudhe normale, e asnjeher sikur, ajo ce ka ndodh sot.
Ligji per kundervajtje nen Republiken e Serbise, nga qytetaret e vet, duke mos qene te katogrizuara si vepra penale, ato asnjeher nuk shkojne ne procedura te pershpjetuara, cka rendom ndodh me qytetaret e huaj.
Duket se ligjet ne Serbi, dhe drejtesin sot, e ben pushteti, andaj gjykatesi Burhanedin Shaipi, sot eshte detyruar te procedoj lenden me procedure te shpejt, dhe te marre vendim per gjobe ne vlera financiare, per prishje te rendit publik, me 25 000 dinar per Minir Rexhepin e 15 000 dinar per Ejup Ismailin.