Dr.Beqiri: Mos i dëgjoni joprofesionistët për Covidin sepse pasojat mund të jenë të pariparueshme
Mjeku pulmolog pranë shtëpisë së shëndetit në Preshevë ka shkruar rreth preventivës kundrejt CoVID-19.
Postimi i tij i plotë:
“Me këtë rast dua ta shqyrtoj një dukuri të çuditshme ,bindjen e disa njerëzve që nuk ekzistueka virusi CORONA. Këta njerëz me pakujdesinë e tyre rrezikojnë në rend të parë veten pastaj edhe familjen e edhe shoqërinë.E kur këta sëmuren vijnë në instirucione shëndetsore /që është normale/ por vijnë edhe nëpër shtëpitë tona e ne e kemi dertin e familjeve tona. Po e dëgjoj një çmenduri tjetër që kinse mjekët po i dëmtuekan pacientët ,mos të them fjalë më të rënda. Unë për tre pacient të cilët i njoh e që unë i kam sugjeruar hospitalizim sepse kanë patur pasqyrë të rëndë klinike dëshmoj se janë kthyer në shtëpi të tyre të shëndoshë. Porosis mos të dëgjohen këta njerëz sepse pasojat mund të jenë të pariparueshme. E ato porositë e njëjta për prevencë : “mbani maskat sidomos në vende ku iu imponohet qëndrimi afër njerëzve tjerë, mbani distancën/2 m / ,lani duartë sa më shpesh me sapun, mos prekni gojën,hundën e sytë ,t’i iket grumbullimit.Këto për prevencë e për rastet që kanë temperaturë, kollitje,plogështi … të lajmrohen në institucionet përkatëse për Covid ku i bëhen gjitha procedurat mjekësore të nevojshme dhe iu jepen udhëzime e të cilave duhen tiu pëmbahen për të mirën e tyre.”