Dortmundi leksion Schalkes, teksa Valon Berisha i pafat – Dusseldorfi e Paderborni i bëjnë “nder” Werderit
Janë mbyllur para pak çastesh takimet e orës 15:30 në Bundesligë.
Padyshim se vëmendja kryesore ishte në “Signal Iduna Park”, aty ku u përballën Dortmundi e Schalke, në ndeshjen që e mori epitetin derbi i javës së 26 në elitën e futbollit gjerman, përcjell GazetaBlic.
Megjithatë, ky duel ishte gjithçka tjetër, por jo derbi. Milionerët dërrmuan totalisht të kaltërit nga “Der Gelsenkirchen”, duke triumfuar 4-0. Haaland, Guerreiro me dy gola e Thorgan Hazard me një, mjaftuan për tri pikë të reja dhe mbajtjen gjallë të shpresave për titull.
Në anën tjetër, skuadra e Valon Berishës, Fortuna Dusseldorf nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Paderbornit të pozitës së fundit. Mesfushori kosovar qëlloi transversalen, teksa regjistroi paraqitje solide për 68 minuta, kur edhe u zëvendësua.
Ky barazim i shkon përshtati Werderit të Milot Rashicës, që të hënën e pret Bayer Leverkusenin.
Më poshtë të gjitha rezultatet e orarit të lartëcekur, ndërsa nga ora 18:30, takohen Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbach.