Dorëzohet Vuçiqi, e pranon se është e dhimbshme që Spanja do të hap zyre në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar së është njoftuar që Greqia do ta rris nivelin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe ka përmendur hapjen e zyrës së Spanjës në Kosovë.
Për këtë gjë ka raportuar gjatë ditës së djeshme syri.net
Presidenti serb ka thënë se nuk ka panik për Serbinë, dhe se Serbia e parashikoi dhe e dinte që grekët “rritën nivelin e marrëdhënieve me Prishtinën”.
“Të premten e kaluar, ne u informuam zyrtarisht se Greqia po përmirëson marrëdhëniet me Kosovën dhe po rrit nivelin e komunikimit me Prishtinën,” tha Vuçiq, duke shtuar se ishte e vështirë dhe e dhimbshme për Serbinë, por se ai nuk donte ta fyente Greqinë duke thënë se i ishte nënshtruar presionit.
Ai po ashtu shtoi se Spanja do të hap gjithashtu një zyrë me Prishtinën, “në një nivel më të ulët se Greqia dhe se kjo po bëhet përpara vazhdimit të dialogut në Bruksel dhe para vizitës së Matthew Palmer dhe Miroslav Lajcak”, gjë që, sipas tij, nuk mund të jetë rastësi.
“E gjithë kjo nuk është një rastësi. Ekziston një presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe BE për të arritur një zgjidhje dhe për ta zgjidhja është njohja,” tha Vuçiq.
“BE dhe Amerika po na vejnë nën presion, zgjidhja e tyre është njohja e ndërsjellë me Kosovën. Atyre nuk u pengon të na ofendojnë, krijojnë çfarëdo non-papers, e në fund mua më akuzojnë për to”’, theksoi ai.