KryesoreLajme

Dorëzohen serbët: Serbia e ka humbur Kosovën përgjithmonë

Një sondazh në Serbi tregon se shumica e popullsisë serbe mendojnë se Kosova është e humbur për Serbinë dhe se Serbia nuk është në gjendje të rivendosë sovranitetin në atë territor, ani pse dy të tretat e të anketuareve janë shprehur kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, transmeton Ministria Lajmeve


Kështu tregon hulumtimi i fundit i realizuar nga Instituti për Çështje Evropiane ne Serbi, i cili u realizua me 1 mijë e 200 anketues në mars të këtij viti, gjetjet e të cilit u raportuan nga blic.rs.

Anketimi u realizua lidhur me njohjen e Kosovën, a konsiderojnë se e kanë humbur Kosovën, pjesëmarrjen e qytetarëve në dialogun e brendshëm, demarkacionin dhe referendumin për Kosovës 47 për qind të popullsisë në Serbi vlerësojnë se Kosova është e humbur përderisa 41 për qind kanë mendim të kundërt. 12 për qind nuk kanë dhënë përgjigje.

Në mesin e atyre që mendojnë se Kosova është e humbur janë personat te moshës 30-60 vjeçare, me një nivel të ndërmjetëm dhe të lartë të arsimit nga të gjitha rajonet, përveç në lindje dhe në jug të Serbisë.

Pothuajse gjysma mendojnë se nuk është e mundshme që Serbia të ketë përsëri kontroll të plotë dhe sovranitet në Kosovë.

Se një gjë e tille është e mundur besojnë rreth 36% e popullsisë, e mesin e te cilëve ka më shumë burra dhe më pak të anketuar që kanë përfunduar shkollën e mesme, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa më shumë se gjysma e të anketuarve, 54 për qind, besojnë se qeveria e tanishme në Serbi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.