Shqipëri

Dorëheqja e Gent Cakajt, reagon Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi që Gent Cakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rama ka shkruar se me Cakajn kanë bërë punë të madhe e me përkushtim.

Kryeministri i Shqipërisë ka bërë të ditur edhe emrin e ministrit të ri.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”, ka thënë ai