Lajme

Doktori shqiptar në Gjermani: Kam informacione të sigurta se disa nga të vdekurit, si pasojë e koronavirusit nuk e kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese

Mjeku shqiptar në Gjermani, Fahri Beqa i ka reaguar IKSHP-së.

Ai ka shkruar se definitivisht nga raporti i IKSHP-së, duhet të hiqet se “të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Ai tha se njeh disa persona që kanë vdekur dhe se kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese.

Reagimi i plotë:

IKSHP definitivisht duhet t’a largojë nga lajmërimi i përditshëm i rasteve të reja pozitive me Sars-Cov2 dhe të vdekurve nga COVID-19 pjesën e fjalisë ku thuhet “të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Të paktën personalisht i kam njohur 3 persona që kanë vdekur nga COVID-19 dhe nuk e kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese.

Përveç tjerash kjo tingëllon edhe si relativizim apo arsyetim i vdekjeve. Nga COVID-19 mund të preken dhe mund të vdesin të gjitha moshat dhe të gjithë pacientët me apo sëmundje shoqëruese. Poashtu edhe mund të shërohen të gjitha moshat dhe pacientët, me apo pa sëmundje shoqëruese. Prandaj nuk është etike e as humane që pacientët me sëmundje shoqëruese të futen automatikisht në kategorinë që ata janë të vetmit që po vdesin nga COVID-19.

Sipas statistikave dhe analizave që databazës së të vdekurve në Itali, 28,2% e të vdekurve nuk kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese para pandemisë, dmth kanë qenë plotësisht të shëndoshë.

Prandaj kjo pjesë e fjalisë duhet të hiqet, përndryshe shpërndarja e pasaktë e informacioneve për të vdekurit nga një institucion shëndetësor është ofendim i rëndë dhe mund të ketë edhe konsekuenca juridike që mund të inicohen nga familjarët e të vdekurve.