LajmeTë fundit

Vuçiq njofton Putinin: ROSU ka rrahur një shtetas rus në Mitrovicë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se një shtetas rus – Mikhail Krasnoschenkov, një punonjës i administratës së UNMIK-ut, është rrahur nga ROSU në veri  në Mitrovicë, raportojn mediat serbe.

Vuçiç tha se ata kishin njoftuar autoritetet përkatëse ruse për këtë.

“Ata e rrahën dhe e morën, nëse informacioni është i besueshëm, ka shumë të ngjarë që informacioni është i sigurtë dhe ne jemi duke hetuar se kush e dha urdhërin”, tha Vuçiç.