Doda përplaset me Baton Haxhiun, ish-deputetja rrëmben shishen e ujit për ta goditur
Gazetari Baton Haxhiu dhe ish-deputetja Mesila Doda kanë debatuar ashpër mes tyre mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku diskutohej çështja e korrigjimit të kufijve të Kosovës dhe përplasja në distancës mes Ramës dhe Haradinajt.
Debati mes Mesila Dodës dhe Baton Haxhiut kaloi në fyrje dhe ofendime personale, teksa të dy kishin këndvështrime të ndryshme.
Sipas variantit të ish-deputetes Doda, në darkën e Beogradit kur Kryeministri Rama shkoi për vizitë në Serbi, ideja e shkëmbimit të territoreve u hodh fillimisht nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe më pas ka patur një takim Rama-Vuçiç ku u diskutua për këtë temë.
Por gazetari Baton Haxhiu e kundërshtoi këtë skenar, duke thënë se ai ka qenë vetë i pranishëm në darkën e Beogradit dhe nuk ka patur asnjë diskutim të tillë.