Lajme

“Do ta vrasë Vuçiq-in,” arrestohet truproja e një prej liderëve të opozitës serbe

Një serb është vënë në pranga të shtunën pasi partnerja e denoncoi për dhunë në familje dhe planifikim të vrasjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Sipas raportimeve, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dy pistoleta, rreth 200 copë municion, gjashtë thika dhe një laptop.

Pasi u mor në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, ai është shprehur se arma është e babait të tij të ndjerë dhe i ka mohuar akuzat e partneres se tij për planifikim të vrasjes së presidentit serb.

I riu akuzohet për “Prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”, për të cilën dënohet me burgim nga dy deri në dymbëdhjetë vjet. I arrestuari është pjesëtar i ekipit të sigurisë së njërit prej liderëve të opozitës. /abcnews.al/