“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë”, fjalët prekëse të 10-vjeçarit nga Thumana
“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë?”
Ishte kjo kërkesa e pazakontë e 10-vjeçari nga Thumana drejtuar gazetarit, Enrik Mehmeti. Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi gjithçka në shtëpinë e tij, ku mes gërmadhave la vetëm kujtime.
Në rrjetin social “Facebook”, gazetari tregon bisedën prekëse me 10-vjeçarin, i cili së bashku me familjen e tij do të mundohet ta rindërtojë jetën nga e para.
“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë ? ” ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morrën jetën shumë njerëzve.”Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju” .Pasi i bëra disa foto i kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht ,mund ta thotë gjithkush….” shkruan Mehmeti në rrjetin social.