Lajme

Djuric ankohet tek suedezët për Kosovën: Në pushtet po vijnë forca politike që e kanë dëshmuar se janë kundër dialogut

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në qeverinë serbe, Marko Djuric, theksoi sot se pushtetin në Prishtinë po e marrin forca politike që me praktikën e deri tanishme politike, retorikën dhe planin programor, siç tha, kanë dëshmuar se janë kundër dialogut.


Djuric sot e takoi Ambsadorin e Mbretërisë së Suedisë në Beograd, Jan Lundin, e siç shkruhej në njoftimin e zyrës, ai në bisedën me ambasadorin Lundin e siguroi atë se Serbia do të përkushtohetqë destabilizimi i rajonit të shmanget.

Djuric ishte më i përmbajtur se zakonisht këtë herë e shtoi se janë të përkushtuar në vazhdimin e dialogut me Prishtinën, por me kushtin që qeveria e re në Prishtinë të krijojnë ‘parakushtet minimale’ për këtë.

Djuric tha se është përcaktim strategjik i Beogradit forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe krijimi i parakushteve për përparim të përbashkët ekonomik e demokratik.

Ai shtoi se gjuha e kërcënimeve, ultimatumeve dhe shantazhit me të cilën po shërbehet, sipas tij, Prishtina dhe nuk kontribuon në realizimin e këtij synimi./