Lajme

Djukanovic: Mali i Zi është i gatshëm të ndihmojë në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti Milo Djukanovic ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhje mes Prishtinës e Beogradit.


Djukanovic këtë deklaratë e ka dhënë pas takimit në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Për Djukanovic, përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmuar edhe për ngërçe të tjera në rajon.

“E kam fjalën për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi lideri malazez, shkruan Top Channel.

Ai ka thënë se janë të interesuar që të gjejnë një epilog pozitiv për dialogun.

“Si fqinj të përgjegjshëm e të interesuar, ne punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë ai.

Tutje Djukanovic ka thenë së beson që ky dialog është i mundur dhe I ka ftuar NATO’n dhe BE’në që të kontribojnë në këtë dialog

“Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon, së bashku me BE-në, të kontribuojë në atë që është opsioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

Djukanovic i ka pranuar Stoltenbergut se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhje mes Prishtinës e Beogradit.