Showbiz

Djaloshi shqiptar nga Austria ngriti në këmbë jurinë e “The Voice Kids”

Sefidin Xhemaj është djaloshi 15 vjeçar që mbrëmë u prezantua në garën e talenteve “The Voice Kids” në SAT1 të Gjermanisë.

Me versionin e tij të këndshëm të këngës “Everthing I Wanted” nga Billie Eilish, talenti shqiptar hapi rrugën e tij drejt garës dhe fitoi zemrat e anëtarëve të jurisë.

Përveç këngës, Sefidini ka edhe tre pasione tjera: Futbollin, beatboxin dhe stilin e veshjes. 15 vjeçari i kushton shumë rëndësi pamjes fizike, veçanërisht frizures, shkruan SAT1, përcjell albinfo.at.

Si djalë i një floktares, Sefidini e kalon shumë kohën në sallonin e nënës së tij, në Lanzenkirchen, në Wiener Neustadt. Aty ai u befasua nga prezantuesi, Thore Schölermann. Kur Sefidini mori telefonin, vërejti se nuk po flet me ndonjë klient, por ishte Thore i cili e ftoi që të jetë pjesë e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids”.

Me zërin e tij, Sefidini magjepsi jurinë

Para performancës, Dini siç e thërrasin shoqëria, ishte i qetë dhe gjithë këngën e këndoi me sy mbyllur. Ai e pranoi: “Unë e di se lotët do të më rrjedhin sapo që dikush të kthehet me karrige”. Kur hapi sytë, ai vërejti se katër karriget e jurisë ishin kthyer para tij. Kjo e lumturoi atë shumë. Të emocionuar në prapa skenë ishin edhe prindërit e Sefidinit.

Anëtarja e jurisë Stefanie Kloß ishte magjepsur nga performanca e Sefidinit: “Ju ishit aq të qetë sa që nuk dëshiroja të shtypja butonin, sepse nuk doja t’ju shqetësoja”, tha ajo.

Po ashtu edhe anëtari tjetër i jurisë, Michi nga Fanta 2 ishte gjithashtu i impresionuar nga Dini: “Kjo është me të vërtetë mahnitëse për moshën tëndej. Ti, jo vetëm që e këndove këngën, por përcolle emocion. Ti e zotërove skenën. Kjo ishte shumë, shumë larg asaj që pritet nga ti”, shkruan faqja e SAT1, transmeton albinfo.at

VIDEO