Djaloshi që u godit nga vetura në Bujanoc, është transferuar në spitalin e Nishit!
Djaloshi, i cili mbrëmë është goditur nga vetura në rrugën e “Kosovës” në Bujanoc, është dërguar në klinikën e neurologjisë të Nishit, përcjell Ministria e Lajmeve
“Ai është pranuar në gjendje të vetëdijshme dhe pas diagnozës është vendosur në Klinikën për Neurokirurgji”, thonë nga Qendra Mjekësore Universitare Nish.
Ministria e Lajmeve më dje ka njoftuar se një fëmijë me biçikletë është goditur nga vetura dhe shoferi është larguar nga vendi i aksidentit.