Lajme

Dita Nderkombetar e Teatrove: “Politikanet po aktrojn, aktoret po bejne politike”

Sot, ne mbare boten aktoret e teatrove sikur dhe artedashesit ne pergjithesi, festojne diten e tyre.
Me shfaqje dhe mesazhe artistike të ndryshme sot shënohet në gjithë botën Dita Botërore e Teatrit.

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës. Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së.
Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.

INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve.
Komunen e Presheves,ndonse ma me shume se 1 vite,qe kur me popmozitet u promovua themelimi i Tetarit profesional te qytetit,ende deri tani,e as sot ne diten e tyre,nuk pati ndonje aktivitet. Veq disa pjesmarrjeve ne pak festivale simbolike,Teatri Qytetit ende nuk eshe prezentuar para artedashesve preshevar me asnje shfaqje.
Ministria Lajmeve,duke u uruar Aktoreve Preshevar diten nderkombetare te Teatrit,te njejteve u uron te rikthehen ne rrolet e tyre,te cilat sot po bejn politikanet lokal.