Lajme

Dita e parë e Albin Kurtit si kryeministër

Me 66 vota për, dje Kuvendi i Kosovës formoi qeverinë e vendit në krye me Albin Kurtin.

Albin Kurti arriti të marrë votat e mjaftueshme për të udhëhequr me qeverinë e vendit.

Zgjedhja e Kurtit si kryeministër, erdhi pothuajse 4 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 6 tetor.

Ai dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa, zhvilluan 4 muaj bisedime dhe 1 ditë para mbajtjes së seancës plenare, ata nënshkruan marrëveshjen finale si dy subjekte që do të udhëheqin me vendin.

Kurti pritet të pranojë detyrën e tij zyrtarisht, sot rreth orës 11-të në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, nga ish-zëvendëskryeministri i parë i vendit, Behgjet Pacolli.