LajmeTë fundit

Digjet flamuri i Malit të Zi gjatë protestave në Beograd, Markoviqi e cilëson ndërhyrje në pavarësi

Tifozët e skuadrës së basketbollit Ylli i Kuq, në Serbi, kanë djegur flamurin e Malit të Zi para Ambasadës së këtij shteti në Beograd.

Ata protestuan para kësaj ambasade kundër miratimit të Ligjit për lirinë fetare në Mal të Zi.

Pas ndeshjes me Bayernin, tifozët e Zvezdas u nisën drejt Ambasadës malazeze të organizuar, gjë që bëri që qendra e qytetit të bllokohej plotësisht.

Tifozët në kor këndonin këngë kundër Milo Gjukanoviqit dhe shumë të tjerëve në mbështetje të serbëve në Mal të Zi, raporton KTV.

Sulmin në Ambasadën e Beogradin e ka dënuar fuqishëm edhe kryeministrit malazez.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se askush nuk po e kërcënon pavarësinë e Malit të Zi.

Ai ka akuzuar Malin e Zi që, sipas tij, me ligjin e miratuar ka kërcënuar shenjtorët serbë. Ai shtoi se askush nuk kishte planifikuar të hynte në Ambasadën malazeze në Beograd në protestën e mbrëmshme.

Sipas tij, Malit të Zi i intereson të luajë tashmë me rolin e viktimës, sepse është e qartë për të gjithë se çfarë bënë me Ligjin për lirinë e fesë.

Ai akuzoi Malin e Zi se po përpiqet të fajësojë Serbinë për gjithçka, sikur ajo të ishte përfshirë në miratimin e ligjit.

Vuçiqi shtoi se mezi priste që ta vizitonte Malin e Zi, por shtoi se sheh që udhëheqësit atje nuk janë të lumtur për këtë.

Shiko videon ;
VIDEO