Dialogu për Bashkëjetesë, Të Rinjtë për Paqe dhe Mirëkuptim
Janë realizuar 3 trajnime dhe 3 workshope, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë.
Falenderojmë drejtorin e shkollës, profesorët për bashkëpunimin e tyre dhe psikologen e shkollës që ishte e pranishme gjatë realizimit të ligjëratave me nxënësit e kësaj shkolle.
Këto aktivitete u realizuan falë mbështetjes së Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në bazë të planifikimit të aktiviteteve, sot përmbyllëm edhe tryezën e realizuar me përfaqësues nga shoqëria civile, mediat dhe komuniteti.
Projekti titullohet: Dialogu për Bashkëjetesë, Të Rinjtë për Paqe dhe Mirëkuptim.
Ky projekt synon promovimin e dialogut dhe bashkëjetesës mes rinisë dhe grupeve të ndryshme etnike.
Relizuar nga shoqata ,,Kërko të drejtën tënde’’.






