Dhunë ndaj myslimanëve në Indi
Të dielën, në mitingjet “Ram Navmi” që u mbajtën në Indi, u raportua dhunë kundër myslimanëve nga disa shtete, duke përfshirë Madhya Pradesh, Bengali Perëndimor, Goa, Jharkhand. Parulla anti-muslimane ishin jashtë xhamive, ndërsa disa xhami gjithashtu janë vandalizuar ose djegur., percjell MinistriaLajmeve.
Në video shihen njerëz të tërbuar duke ushtruar dhunë ndaj komunitetit musliman.
India është sot vendi i dytë me popullsinë myslimane më të madhe në botë, me mbi 200 milionë banorë të besimit islam, menjëherë pas Indonezisë. Po të llogarisim popullsinë myslimane në tërë nënkontinentin Indian, ajo arrin deri në 600 milionë. Kurse popullsia totale e Indisë është rreth 1,3 miliardë banorë. Mirëpo gjendja aktuale e myslimaneve indianë, për fat të keq, nuk është aspak e kënaqshme. Presionet mbi myslimanët në Assam, shtet verilindor indian, janë në rritje të vazhdueshme.