Lajme

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, në pranga edhe 3 të tjerë! 

Tre persona të tjerë kanë rënë në pranga në Mal të Zi, si autorë të dhunës ndaj tre shqiptarëve në Herceg Novi më 6 janar. Policia gjatë kontrolleve që ka ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e markës “Zastava M57”, 44 copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe një jelek kamuflazhi.

Pak ditë më parë u arrestuan Sergej Deviç, Kosta Dungjeroviç dhe Branko Vuksanoviç.

Njoftimi

Siç ishte bërë e ditur në njoftimin e mëparshëm, pas masave dhe veprimeve policore-prokuroriale të ndërmarra në lidhje me ngjarjen në të cilën u sulmuan tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, bëhet e ditur:

Zyrtarët e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug” – Departamenti i Sigurisë në Herceg Novi sot kanë dorëzuar një kallëzim penal kundër gjashtë personave në Prokurorinë e Shtetit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Herceg Novi nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të sjelljes së dhunshme ndaj tre shtetasve të Republika e Shqipërisë, dy prej të cilëve kanë marrë plagë të lehta.

Përmes punës operative në terren, masave hetimore dhe veprimeve të ndërmarra në bashkëpunim me ushtruesin e detyrës së prokurorit të shtetit, efektivët e policisë kanë identifikuar gjashtë persona nga Herceg Novi si autorë të sulmit fizik ndaj shtetasve të Republikës së Shqipërisë, i ndodhur në dt. 6 janar në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës.