Lajme

Dezinfektohet objektit i komunës në Bujanoc, kërkohet edhe për ndërmarrjet private

Komuna e Bujanocit pas vendosjes së masave urgjente për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi Kovid-19 ka filluar të bëjë dezinfektimin e objektit të komunës.

“Sipas rekomandimeve, po bëhet dezinfektimi i hyrjeve/daljeve dhe hapësirave brenda dhe jashtë objektit të Administratës komunale”, thuhet në njoftimin e komunës, raporton Titulli.com.

Gjithashtu sipas informacioneve të publikuar nga komuna thuhet se inspeksioni i komunës së Bujanocit po vazhdon punën në lokalet të cilët, me vendimin e Shtabit për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit, janë urdhëruar të punojnë nga ora 8:00 deri në orën 18:00.

Lidhur me dezinfektimin komuna e Bujanocit pas vendosjes së masave urgjente i rekomandohet institucioneve dhe enteve republikane, si dhe të gjithë subjektet ekonomike që veprojnë në territorin e Komunës së Bujanocit, të sigurojnë dezinfektues të mjaftueshëm dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Vrajës.

Sipas këtij rekomandimi është e nevojshme të sigurohen dhe vendosen sfungjerë të njomur me dezinfektues në hyrje, si dhe të sigurohen trajtime të dyerve me dezinfektues.

Komuna ka rekomanduar se masat e dezinfektimit duhet t’i aplikojnë edhe ndërmarrjet private./