Lajme

Dezinfektohen edhe hapësirat e bibliotekës së qytetit në Preshevë” Mehmet Jusufi”

Sot është bërë dezinfektimi i hapësirave të bibliotekës së qytetit ” Mehmet Jusufi”.

Punëtorët gjithashtu janë pajisur me dorëza mbrojtëse si dhe material higjienik. Ndërkaq pas rekomandimeve nga biblioteka e Vranjës dhe ajo kombëtare në Beograd, puna me palë është ndërprerë dhe gjatë kësaj situate punëtorët do të merren vetëm me punë të brendshme thuhet kështu në informatën zyrtare të këtijë institucioni.

Gjithashtu do të jenë në vazhdimësi në kontakt me institucionet në nivel qendrorë dhe me shtabin për situata të jashtëzakonshme, për të vepruar sipas rekomandimeve të ekspertëve.

Shumë lexues tashmë janë pajisur me libra nga biblioteka, LEXO, Kujdes po, panik jo thuhet në infon e Bibliotekës së qytetit.