Lajme

Dështon seanca e jashtëzakonshme thirrur nga PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka tërhequr propozimin për futje në rend të ditës të dy projektligjeve. Me këtë rast, kryetarja e Kuvend të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbyllur punimet e seancës së legjislacionit. “Qëllimi i propozimit është që ne të krijojmë bazën legale që përmes ligjit të i mundësohet qeverisë për t’i ndihmuar mbi 100 mijë të sektorit privat. Ka qenë qëllimi që të ndihmohen dhjetra-mijra biznese.

Të përkrahen komunat e Komunës në këtë situatë të jashtëzakonshme, komunitetet joshumicë, që janë specifikuar në ligj. Ky është ligj i vecantë, dhe ne kemi ardhur në përfundim që të krijojmë bazën legale me qëllim që institucionet me pas mundësi me vepru”, tha ai.

Ai tha se projektligjin po e tërheqin meqë nuk ka pajtueshmëri për futjen në rend të ditës. “Prandaj, në aspektin procedural dhe teknik gjithçka ka mujtë të procedohet tutje, mirëpo duke e parë situatën që nuk ka vullnet dhe kur nuk ka vullnet atëherë ka edhe përgjegjësi dhe ka përgjegjës për këtë punë. Ne si grup parlamentar i PDK-së duke e ditë që me rezolutë, sepse ka qenë qëllimi me ardh te ligjet, ne bazuar edhe në nenin 56 paragrafi 5, sipas të cilit propozuesi mund ta tërheq projektligjinn gjatë shqyrtimit në Kuvend deri para fillimit, ne e tërheqim meqë nuk ka pajtueshmëri që këto projektligje të propozuara të futën në rend dite”, tha në fund shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.