Lajme

Dështon për të katërten herë konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Glauk Konjufca tha se partia e tij po kërkon kohë shtesë.

Konjufca tha se mëqe partitë politike kanë qendrime të njëjta sa i përket kandiaturës së Albulena Haxhiuit për kryeparlamentare, atëherë VV-së i duhet kohë shtesë. 

“Meqe e kemi parë që subjektet politike do ta kishin qendrimin e njëjtë, kjo sitautë mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje politike.  Ne kërkojmë kohë shtesë që të mos përseritet situata e njëjtë”, tha ai.