DËSHMIA TRONDITËSE E DY MESHKUJVE KUNDËR MICHAEL JACKSON
Wade Robson, 36-vjeç dhe James Safechuck, 40-vjeç, i kanë thënë BBC-së së janë abuzuar me qindra herë nga Michael Jackson gjatë kohës kur ata kishin 7 deri në 10-vjeç.
“Sa herë që kam qenë me të, çdo herë që jam shoqëruar me të gjatë natës, ai ka abuzuar me mua”, ka thënë Robson i cili nuk ka ngurruar që të tregojë edhe veprimet e Jackson.
Ai shtoi se kur ishte 14-vjeç, Michael kishte tentuar edhe që ta përdhunonte.
Edhe James Safechuck deklaroi se ka qenë seksualisht i abuzuar nga Jackson nga mosha 10 deri në 14-vjeç.
Mirëpo, familja e Jackson ka thënë se nuk ka asnjë provë se deklarata të tilla janë të vërteta.
Të dy meshkujt që janë deklaruar për BBC kanë qenë edhe pjesë e dokumentarit “Leaving Neverland”.