Derbi botëror El classico i takon “Mbretërve”
Superndeshja e mbrëmjes së sotme mes Real Madridit dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultat 2:0, transmeton Ministria Lajmeve.
Një fitore tepër e rëndësishme e madrilenëve të cilët u rikthyen të parët në renditjen tabelare me një pikë më shumë se Barcelona duke e zbritur kështu në rendin e dytë rivalin e përbetuar.
Mbretërit ishin të parët që kërcunuan portën e kundërshtarit qysh në fillimet e pjesës së parë dhe ishin shumë afër golit. Mirëpo në të njejtën mënyrë për të shenuar gol iu përgjigj edhe Barcelona përmes Grizman.
Pjesa parë përfundoi pa gola, ishte supertalenti Vinicius i cili pas disa tentativave të pjesës së dytë gjeti rrjetën i ndihmuar nga një devijim i Gerard Piques.
Pas avantazhit të Madridit ndeshja u bë edhe më dinamike me raste për të shënuar gol nga dyja klubet, por kryesisht e dominuar nga mbretërit të cilët gjetën edhe golin e dytë përmes Diaz në minutat e fundit të ndeshjes.