Deputetja e PDK-së kritikon Kurtin, thotë po frikësohet të marrë përgjegjësitë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos formim të qeverisë, duke thënë se partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka historikisht mëkate të mëdha ndaj vendit dhe qytetarëve.
Thaçi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Kosova nuk i ka borxh askujt, aq më pak Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas saj, vonesa që po i bëhet formimit të qeverisë, është sabotimi i fundit që po i bëhet Kosovës, në stilin me të ulët.
Deputetja e PDK-së, thotë se kjo po ndodh për arsye se Vetëvendosje po frikësohet që të marr përgjegjësi dhe të jap llogari për premtimet e bëra.
Postimi i plotë:
Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq me pak LV-se. Bile kjo e fundit, historikisht ka mëkate te medha ndaj vendit dhe qytetareve. Vonesa ne formimin e qeverise eshte sabotimi i fundit qe po i behet shtetit tone, dhe ate ne stilin me te ulet, me cinizem, ironi e vrazhdesi, duke fshehur keshtu friken nga marrja e pergjegjesise dhe llogaridhenia per premtimet e bera pertej cdo realiteti.
Paraliza ne te cilen eshte futur vendi, po shkakton deme te medha financiare, politike e sociale, e qe do te na faturohen te gjitheve, si per 74% te qytetareve qe kemi votuar parti te tjera, njejte edhe per 26% qe besuan ne utopine qe do te sillnin njerezit te cilet flamurin e Kosoves e respektojne vetem kur fillojne te marrin paga nga buxheti shteteror.Merre ose leje, #Vendos!