Deputeti shqiptar i bashkohet grupit parlamentar të Çedomir Jovanoviqit!
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin republikan të Serbisë, Fatmir Hasani, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se i është bashkuar grupit parlamentar të Çedomir Jovaniviqit dhe të Sulejman Uglaninit.
Postimi i plotë i tij:
“Prej sot jemi ne grup parlamentar me Çedomir Jovanović të Partisë Demokratike Liberale dhe SDA e Sanxhakut” – ka shkruar Hasani në facebook.
Ky grup parlamentar është i formuar nga tre subjekte politike: LDP e Çedomir Jovanoviqit, LSV e Nenad Çanakut dhe SDA e Sulejman Uglaninit.
Në përbërje të këtij grupi janë këta deputet:
Çedomir Jovanoviq (LDP)
Natasha Miqiq (LDP)
Nenad Miliq (LDP)
Zharko Koraq (LDP)
Bajro Gegiq (SDA)
Enis Imamoviq (SDA)
Nada Lazhiq (LSV)
Olena Papuga (LSV)
Nenad Çanak (LSV)
dhe Fatmir Hasani (PVD)
Kujtojmë se politikani Çedomir Jovanoviq, është politikani i parë serb, që ka njohur pavarsinë e Kosovës, ndërsa Sulejman Uglanin, është politikani nga Novi Pazari i cili së fundmi ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur politik duke qenë pjesëmarrës në shumë ngjarje në Rep. e Kosovës si dhe takime me liderët shqiptarë. Poashtu angazhohet për autonominë e Sanxhakut./MinistriaLajmeve