Lajme

Deputeti në parlamentin serb fishkëllen me bilbil dhe shkaktos kaos

Sigurimi parlamentar e tërhoqi liderin e partisë serbe Dveri dhe deputetin Bosko Obradovic sot nga salla e seancës, pasi filloi të fishkëllej me bilbil në fillim të seancës së Kuvendit.

Për këtë arsye, ai u paralajmërua nga Kryetarja e Parlamentit për përjashtim nga seanca nëse nuk do të ndalej së fishkëlluari, por  deputeti nuk nuk pranoi ta linte atë, ku dhe pastaj sigurimi e tërhoqi atë.

Pas incidentit dhe intrevenimit sigurimi u tërhoq me urdhër të kryeparlamentares, Maja Gojkovic, kurse deputeti i larguar, si shenjë rezistence e mori flamurin serb me vete.