Deputeti Kamberi i bashkohet grupit parlamentar nga Sanxhaku PSG e SDA
Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, iu bashkua grupit parlamentar që përfshin Lëvizjen Qytetare të Lirë (PSG) Pavlo Grboviq dhe SDA nga Sanxhaku Sulejman Ugljanin.
Grupi përbëhet nga gjashtë deputetë – tre nga PSG, dy nga SDA dhe Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD).
Kryetar i këtij grupit parlamentar është Pavle Grboviq.
Kamberi është edhe përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë.