Kryesore

Deputeti Kamberi falënderon Cakajn për kontributin e dhënë për Luginën e Preshevës

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes 4 subjekteve politike shqiptare për të qeverisur me komunën e Bujanocit ka falënderuar për një rol të jashtëzakonshëm ministrin Gent Cakaj në një moment kur po hapen shtigje të reja politike në një ballafaqim që kërkon unitet për të realizuar të drejtat kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Pas një procesi të gjatë negociatash mes subjekteve politike shqiptare në Komunën e Bujanocit, Partia për Veprim Demokratik duke qene nën peshën e detyrës historike dhe nevojën institucionale si dhe domosdoshmërin e ruajtjes së shumicës shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëqeverisjes”, shkruar Kamberi.

Sipas tij Partia për Veprim Demokratik ka udhëhequr të bashkërenduar me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme me një proces të përbashkimit të qasjes politike karshi Beogradit në procesin e zgjedhjeve parlamentare ku triumfuam me tre deputet shqiptarë.