Deputeti iranian kërcënon:”Nëse na sulmon Amerika e shkatërrojmë Izraelin për gjysmë ore”
Izraeli do shkatërrohet për gjysmë ore nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmojnë Iranin. Kështu ka thënë një deputet i lartë në Asamblenë e Iranit.
“Nëse Amerika në sulmon Izraeli nuk do të ekzistojë gjymsë ore më pas”, ka thënë Mojtaba Zolnour, kryetar I komisionit për siguri kombëtare në parlamentin e Iranit.
Ka kohë që tensionet mes ShBA’së dhe Iranit janë rritur dhe situata gati sa nuk eskaloi pasi Irani rrëzoi një dron amerikan.
ShBA’ja akuzon Iranin se po shkatërron anijet ndërkombtare në Gjirin Persik.
Ekspertët thonë se tensionet mes këtyre dy shteteve mund të dërgojnë në një eskalim të krejt situatës në Lindjen e Mesme dhe që lufta bërthamore mund të jetë shumë afër.
Irani akuzon amerikanët se po përzihen në punët globale dhe po shekl ligjet ndërkombëtare.