Deputeti i Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala kalon në AAK
Shala deri sot ishte pjesë e Nismës Socialedemokrate, por para pak minutave është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka bërë të ditur ndryshimin partiak të Shalës. Haradinaj u shpreh mirënjohës karshi Shalës, për angazhimin e tij në proceset e deritanishme.
Njoftimi i plotë:
Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.
Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK.
RH