Deputeti i minoriteve bën të ditur se nuk do të votojë asnjë qeveri pa fituesin
Deputeti i IRDK’së, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se nuk do të votojë asnjë qeveri në të cilën nuk bën pjesë partia fituese e zgjedhjeve, VV. Krasniqi është pjesë e grupit parlamentar të VV’së. Ai iu bashkua këtij grupi pas zgjedhjeve.
‘’Tash e disa ditë, mua dhe partisë sime po i vijnë oferta të ndryshme nga ata që po e duan një qeveri të re. Ajo që nuk do të ndodh është vota ime për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Prandaj le të mos e humbin kohën e tyre’’
‘’Ajo që po ndodh është pazari i nisur me deputetët e që duhet t’i alarmojë qytetarët, të cilët i siguroj që vota ime nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari!’’, ka shkruar ai në Facebook./