Deputeti Bajrami ka reaguar për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë shëndetit në Preshevë
Deputeti i shqiptarëve në parlementin e Serbisë, Argjend Bajrami ka reagur sot përmes një postimi lidhur me shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihun.
Reagimi i Bajramit :
Është i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset lajmi për vendimin e Ministrit të Shëndetësisë së Serbis mbi shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë z. Driton Salihut PA ASNJË ARSYE. Më shqetësues është vendimi pa asnjë arsye të cekur mbi shkarkimin e tij e gjasmë e këtij akti është kombësia e tij Shqiptare si i vetmi drejtor Shqiptarë në Serbi.
Në seancën e radhës në parlamentin e Serbise si deputet Shqiptar do të kërkoj sqarime të hollësishëm rreth këtij vendimi nga organet kompetente dhe Ministrit të Shëndetësisë. Janë edhe më shqetësuese reagimet me akuza kundrejt pushtetit aktual për vendimin e Ministrit të Shëndetësisë e aq më e dëshme mosreagimet e spektrit politik Shqiptar që veprojnë në Luginë, kur është e qartë se politika diskriminuese e Serbise po zgjeron fushëveprimin e saj edhe në institucione thelbësore