Bota

Deputetët britanikë të partisë së Brexit’it kthejnë shpinën himnit të Europës në PE

Deputetët e partisë së Brexit’it kanë shkaktuar reagime në seancën hapëse të Parlamentit Europian, pasi që i kthyen shpinën intonimit të himnit të Bashkimit Europian.

Të gjithë 29 deputetët ishin koordinuar më herët që të bënin këtë gjest.

Kreu i Parlamentit, Antonio Tajani, qortoi deputetët për këtë gjest të tyre. Seanca u mbajt në Strasburg të Francës.

“Edhe nëse njerëzit nuk pajtohen me Bashkimin Europian, gjithsesi duhet të tregojnë respekt”, tha një zëdhënës i Kryeparlamentarit.

Ndërkohë ka pasur kritika të shumta për gjestin e deputetëve. MAdje edhe vetë britanikët kanë kritikuar Nigel Farage, që është kreu i këtij grupi, për mosrespektim të vlerave europiane.

Ndryshe sot ishte seanca e parë me deputetët e që janë zgjedhur në fund të majit.